Pas një seance maratonë prej afro 7 orësh Gjykata Kushtetuese rrëzoi Sali Berishën duke e cilësuar të ligjshme masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje” së vendosur ndaj tij. Kryetari I partisë Demokratike pretendonte se SPAK shkeli ligjin pasi duhet të kishte kërkuar autorizim fillimisht në Kuvend e më pas të vepronte. Kjo për shkak se ai gëzonte imunitetin e deputetit.