Partia Socialiste e konsideron të papritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e rregullores së re të Kuvendit. Kreu i grupit parlamentar të mazhorancës, Taulant Balla thotë përmes rrjeteve sociale se nuk gjen dot një lidhje mes të drejtës së Kuvendit për të organizuar punën e vet në komisione të përhershme parlamentare me vendimin e dhënë nga Gjykata Kushtetuese.