Sali Berisha akuzoi Edi Ramën se po përdor Gjykatën Kushtetuese për të mbrojtur plaçkitjen e shqiptarëve, duke iu referuar zvarritjes së vendimmarjes prej kësaj gjykate për masat e pezullimit të zv.Kryeministres, Belinda Balluku. Berisha - Edi Rama ka bërë parzmore strofullën e fundit të plaçkitësve në Shqipëri, Gjykatën Kushtetuese. Edi Rama nuk i heq imunitetin Lubisë, kjo është shumë e qartë. Imunitetin asaj dhe Edi Ramës do të ja heqin populli shqiptar dhe vetëm shqiptarët. Dhe ju garantoj që do ta realizojë. Por zemërimi po vlon në shpirtin dhe zemrat e qytetarëve shqiptarë. Temperaturat po rriten me shpejtësi. Asgjë nuk mund ti shpëtojë popullit të zemëruar, kurrë. Zemërimi po shkon gjer në palcë. Berisha foli edhe për protestën e 10 shkurtit, ku tha se e vetmja strategji dhe i vetmi skenar i opozitës është beteja deri në largimin e Edi Ramës.