Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur të caktojë masë të përkohshme duke pezulluar çdo veprim dhe vendim të deputetëve të zgjedhur në lidhje me konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Vendimi është marrë në mbrëmjen e 24 korrikut dhe do të hyjë në fuqi më 27 korrik, duke zgjatur deri më 8 gusht.