Gjykata Kushtetuese ka dhënë këtë të hënë vendimin për mandatin e deputetes për ministren e Jashtme, Olta Xhaçka. Trupa gjykuese me shumicë votash ka pranuar kërkesën e deputetëve të PD-së që përfaqësohen nga Enkelejd Alibeaj, në të cilën përcaktohet se është Kuvendi që duhet të dërgojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese dhe jo deputetë të veçantë. Në këtë mënyrë është rrëzuar kërkesa e deputetëve të grupimit të Sali Berishës, të cilët e tejkaluan këtë hallkë; pra Kuvendin.