Anëtarja e gjykatës Kushtetuese Elsa Toska ka paraqitur dorëheqjen nga detyra. Ajo e mori postin në vitin 2019. Por pas pesë vitesh vendosi të largohet. Ende nuk dihet shkaku i dorëheqjes së saj, ndërsa tashmë Gjykata Kushtetuese ka mbetur me tetë anëtarë. Kjo gjë pritet që të komplikojë vendimmarrjet pasi në rast barazimi votash 4 me 4, Gjykata Kushtetuese nuk mund të dalë dot me një vendim për një ‡çështje të caktuar.