Ka dështuar për të dytën herë, raundi për zgjedhjen e kryetares së re të Gjykatës Kushtetues. Asnjëra prej tre kandidateve që janë në garë nuk mori mbështetjen e nevojshme prej 5 nga 9 anëtarët e trupës në seancën e zhvilluar këtë të premte. Për pozicionin e kryetares kanë shprehur interes 3 nga nëntë anëtarët e gjykatës, konkretisht Fiona Papajorgji, Marjana Semini dhe Holta Zaçaj.