Gjykata Kushtetuese ka dalë në përfundimin se ligji për ndërtimin e HEC-it të Skavicës në Drinin e Zi në Kukës është miratuar pa zbatimin e të drejtës së informimit për gjendjen e mjedisit dhe mbrojtjen e tij. E mbledhur këtë të martë për të shqyrtuar ankesën e tre oprganizatave, të cilat kërkonin shfuqizimin e ligjit, GJykata Kushtetuese konstatoi shkeljen e të drejtës së informimit për mbrojtjen e mjedisit dhe kërkoi nga autoritetet që të korrigjojnë gabimin.