Gjykatat e posaçme kanë nisur reflektimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese sa i përket sekuestrimit të telefonave nga ana e SPAK. Rasti i parë është regjistruar në Apelin e Posaçëm, që rrëzoi vendimin e shkallës së parë për sekuestrimin e telefonit të zyrtares së lartë të Policisë së Shtetit, Ervina Gjana.