Top News- Kushtetuesja i rrëzoi dekretin për Tiranën, reagon Presidenca
09/10/2025 19:25

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar dekretin e Presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet në Tiranë, ka reaguar institucioni i Presidencës që ka theksuar se do të respektojë këtë verdikt. “Në përgjigje të interesit të mediave, ju bëjmë me dije se Institucioni i Presidentit të Republikës respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e pjesës që përcakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë e Tiranës të dekretit me nr.350, datë 01.10.2025.”, njoftoi Presidenca. Gjykata Kushtetuese vendosi që të marrë në konsideratë paditë e bëra nga kryebashkiaku I Tiranës, Erion Veliaj për rrëzimin e dekretit të presidentit Begaj për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme vendore më 9 nëntor. Kushtetuesja vendosi të pezullojë vetëm pjesën e Tiranës ndërsa në bashkitë e tjera do të mbahen zgjedhjet e parashikuara. Avokatët Mbrojtës të Veliajt iu drejtuan Kushtetueses me dy kërkesa, njërën për shkarkimin e tij, dhe tjetrën për dekretin e presidentit. Kërkesat e Veliajt do të diskutohen nga Kushtetuesja më datë 31 tetor, ku dhe do të merret një vendim përfundimtar. Presidenti Begaj e argumentoi vendimin e dekretit, me nenin 62 të ligjit për Vetëqeverisjen Vendore. Erion Veliaj u shkarkua nga detyra nga Këshilli Bashkiak, me argumentin se mungon për një periudhë më shumë se tre muaj në detyrë. Vendium që më pas u miratua nga Këshilli I Ministrave dhe që iu dorëzua Begajt. Por edhe pse Veliaj iu drejtua Kushtetueses, presidenca vendosi që të dekretonte datën e zgjedhjeve, duke bërë që avokatët mbrojtës të Veliajt t’I drejtoheshin edhe njëherë Kushtetueses.

Top Channel/ Berisha thirrje qytetarëve: Qëlloni me vezë e domate deputeten e PS
28/03 15:55
Top News-PS nis turin ‘Punët për Shqipërinë’. Deputetë, ministra e kryebashkiakë të gjithë në terren
28/03 15:44
Top Channel/ Berisha thirrje për protesta: Më 17 prill për largimin e Ramës. Reagim edhe për naftën
28/03 15:08
Top Channel/ Takimi me dyer të mbyllura, Rama mbledh qeverinë me deputetët: Zbrisni në terren
28/03 15:06
Top News – ‘PS po kthehet në origjinë, është themeluar mbi krimin, ta rrëzojmë!’
28/03 14:49
Top News – ‘Patronazhistët, si sigurimi i shtetit gjatë diktaturës, do i ndëshkojmë!’
28/03 14:48
Top News – ‘Pensione cinike dhe qesharake, të moshuarit nuk blejnë dot ilaçe’
28/03 14:48
Top News – ‘Nafta, ndëshkim mbarëqytetar, çmimet në Shqipëria, sa në Zvicër’
28/03 14:48
Top News – Berisha akuzon për plaçkitje të pronës private.’Dimensioni më antiqytetar’
28/03 14:48
Top Channel/ Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS, Spiropali dhe Braçe ulen në fund të sallës
28/03 14:31
Top News -‘Lulzim Basha donte bashkimin me PS, tani jemi në kilometrin e fundit!’
28/03 14:25
Top News – ’83 thikat e krimit në parlament, BE reagoi!’ Berisha flet për Ballukun
28/03 14:25
Top News – ‘Më 17 Prill, PD në protestë! Nuk ka stabilitet pa dorëheqjen e Ramës’
28/03 14:16
Top News – PD proteston më 17 Prill. Berisha: Edi Rama ka vetëm një rrugë, dorëheqjen
28/03 14:15
Top Channel/ Rama mbledh qeverinë me deputetët. takimi me dyer të mbyllura
28/03 12:43
Top News – Spiropali ‘përballet’ me Ramën e Ballën. A do merren masa ndaj saj?
28/03 12:32
Top News – Rritja e çmimeve në vend. Tabaku: Shkak taksat e larta, kemi ekonomi të komanduar
28/03 12:31
Top Channel/ “Shqipëria kryeson në rajon”, Rama publikon raportin BTI 2026: Shqipëria e para në…
28/03 12:10
Top News –Rama mbledh ministrat e deputetët. Kadastra dhe harta administrative-territoriale në fokus
28/03 11:50
Top Channel/ Mesazhet e SHBA për Shqipërinë: Prioritet lufta ndaj krimit dhe mbrojtja
27/03 19:23