Ish ministri i shëndetësisë, Ilir Beqaj reagoi përmes avokatit të tij mbrojtës, pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e tij për të kundërshtuar masën e sigurimit “arrest në burg”. Mes rreshtash Beqaj ngre shqetësimin se nuk ju dha mundësia në asnjë moment që të dëgjohej dhe të parashtronte pretendimet e tij para trupës gjykuese. “Sipas procedurës suaj, ne nuk kemi mundësinë të dëgjohemi. Rregullat tuaja na pengojnë të flasim vetë para jush. Në 7 muaj që trajtoni çështjen nuk na jepni as 2 orë kohë mundësinë të flasim para jush. Nëse do ta kisha pasur mundësinë, sa parashtrova më sipër do t’i kishit dëgjuar prej meje më 23 dhjetor 2025. Edhe ndryshimet e pritshme në Kodin Penal, sepse drafti me ndryshimet kishte dalë në konsultim publik që në tetor 2025.”