Përfaqësuesi ligjor të Këshillit të Ministrave dhe ato të Presidencës, pas orësh debat e argumentimi, kërkuan nga Kushtetuesja rrëzimin e kërkesës së Erion Veliajt, i cili kërkon nga ky institucion shfuqizimin e shkarkimit të tij nga detyra, si të papajtueshëm me Kushtetutën. Përfaqësuesi i presidencës Ilirian Rusmali, kritikoi Gjykatën Kushtetuese, se nuk u shpreh për vendimin e shkarkimi të Veliajt, çka do i hapte rrugë Presidentit të ndërmerrte hapat e tjerë, teksa e konsideroi si marrje kompetence, vendimin e Kushtetueses për të pezulluar zgjedhjet në Tiranë.