“Unë nuk shkova në Prishtine për t’u martuar me Albinin dhe nuk ndihem i fyer si një dhëndër që nusja nuk doli në takim.” Edi Rama nuk i mban mëri Albin Kurtit për derën e mbyllur qeveritare në Prishtinë. Tensionet mes homologëve në Kosovë, u përcollën me nota komike në Mal të Zi, gjatë konferencës së përbashkët me Dritan Abazoviç, në kuadër të turit ballkanik për procesin e Berlinit.