Kryeministri Edi Rama deklaroi se negociatat me vajzën e Presidentit Donald Trump, Ivanka dhe bashkëshortin e saj, Jared Kushner për ndërtimin e resortit turistik në ishullin e Sazanit nuk janë mbyllur ende. Ai tha se projekti ka ndryshuar dhe varianti i ri ka më pak ndërtime në ishull. Rama siguroi se investimi nuk do të mbyllë ishullin për shqiptarët, por vetëm sa do të tërheqë investime dhe rrisë vlerën e pronave në Vlorë.