Ministrja e arsimit, Evis Kushi ka zhvilluar një takim me kryebashkiakët e vendit. Në fokus ishin problematikat me të cilat përballet arsimi dhe gjetja e një zgjidhje të përbashkët. Ministrja ka dëgjuar shqetësimet e kryebashkiakëve, duke u garantuar atyre se përmes thellimit të bashkëpunimit mes palëve, ato do të zgjidhen shumë shpejt.