Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë ka konfirmuar si kryetar të kësaj force politike ish-Presidentin Ilir Meta me 719 vota pro e vetëm 3 kundër. Sipas Komisionit të Zgjedhjeve në Partinë e Lirisë, në këtë proces morën pjesë 722 delegatë I cili u mbyll pa asnjë problem. Po ashtu u zgjodhën edhe komiteti drejtues kombëtar. Meta ishte I vetëm në këtë garë dhe votimi I tij ka shërbyer thjeshtë për të rikonfirmuar drejtimin e partisë prej tij. Më herët ky i fundit gjatë fjalës së tij në podiumin e Konventës nuk i kurseu akuzat ndaj qeverisë. Meta u shpreh se për shkak të kësaj qeverisje, qytetarë të pafajshëm vriten në mënyrë të përsëritur nga dora e policies dhe se Rilindja e ka rënditur Shqipërinë në vendin më të varfër në Europë, për shkak të pagave dhe pensioneve të ulëta.