Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama u ndal në Kavajë, ku vijon fushata e gjelbër drejt 14 majit. Gjatë prezantimit të kandidatit socialist për këtë bashki, Rama evidentoi punët e realizuara deri më tani në Kavajë, si dhe nuk la pa thumbuar koalicionin Berisha-Meta të cilët i konsideron hije të së shkuarës politike.