Presidenti rus Vladimir Putin është zotuar të premten se çdo vend që guxon të sulmojë Rusinë me armë bërthamore do të “zhduket nga faqja e dheut”. Në një fjalim video drejtuar pjesëmarrësve në takimin e ministrave të mbrojtjes së Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, si tha se Rusia nuk kishte të drejtën për të nisur e para një sulm bërthamor, por armët e avancuara hipersonike të Moskës do të siguronin që Rusia të mund të përgjigjej me forcë nëse do të sulmohej.