Prokuroria e Posaçme ka thelluar hetimet në lidhje me dosjen ‘Partizani’, teksa këtë të hënë është marrë në pyetje edhe deputeti i opozitës, Belind Këlliçi. Pas marrjes në pyetje, Këlliçi tha se ishte paraqitur në SPAK në cilësinë e personit që ka dijeni për një hetim periferik, pa dhënë më shumë detaje.