Donald Trump deklaron se nëse do të rikthehet në krye të Shtëpisë së Bardhë do të nxisë Rusinë që të sulmojë vendet anëtare të NATO-s që nuk rrisin buxhetin e mbrojtjes mbi 2 për qind, të GDP-së së tyre, aq sa është kufiri i vendosur në traktatin e aleancës. Në një tubim elektoral të shtunë në Karolinën e Jugut, ai tha se i kishte thënë një herë një lideri se SHBA nuk do të mbronte një aleat që nuk përmbush kushtin e kontributit financiar në NATO.