Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një dekret që lejon dëbimin e banorëve të territoreve ukrainase të aneksuara në mënyrë të paligjshme, të cilët refuzojnë të marrin shtetësinë ruse. Dekreti, që u publikua në ueb-faqen zyrtare ruse për informacione ligjore, thotë se ukrainasit që jetojnë në territoret e aneksuara ose duhet të bëhen shtetas rus ose zyrtarisht të refuzojnë shtetësinë.