Prej disa ditësh zjarri në fshatin Damian në Vaqarr vijon me përmasa të konsiderueshme. Strukturat e Shërbimit Zjarrfikës, Emergjencave Civile dhe Bashkisë së Tiranës janë angazhuar maksimalisht për të mbajtur situatën nën kontroll. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blendi Sulaj ka paralajmëruar nga terreni se individët apo subjektet që shkakton zjarrvënie të qëllimshme, duke vënë në rrezik jetën dhe pronën e qytetarëve, do të përballet me ligjin.