Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga faza e dytë e prishjes së ndërtimeve pa leje në zonën e Thethi, duke u kujtuar të gjithë shkelësve të ligjit se nga objektivi për të çliruar hapësirat publike nga zaptuesit nuk do të tërhiqet. “Kush ndërton më pa leje, investon vetëm për belanë e vet. Theth përsëri dhe kudo përsëri e përsëri, deri në fund, për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”, shkruan Kryeministri.