Pas dy vitesh mungesë, në mbledhjen e parë në selinë e Partisë Demokratike, të drejtuar nga Gazment Bardhi kanë marrë pjesë një numër i konisiderueshëm i grupit parlamentar të PD-së. Teksa tema kryesore e diskutimit ka qenë protesta e 20 shkurtit, kanë qenë disa deputetë që kanë përsëritur njëri-tjetrin duke kërkuar bashkim dhe pjesëmarrjen më të lartë të mundshme në atë që mund të konsiderohet si kryengritja e Partisë Demkratike.