Një urdhër i posaçëm që lidhet me vetëdeklarimin e të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit, AMP dhe Gardës së Republikës, nëse kanë përdorur aplikacionet SKY apo Encro Chat është miratuar nga ministri i Brendshëm Taulant Balla. Urdhri shoqërohet nga formulari përkatës dhe është pjesë e masave të marra në kuadër të procesit të vetëpastrimit të strukturave policore dhe agjencive të tjera të varësisë.