Gjyqtari Astrit Kalaja mbeti viktimë e të shtënave me armë zjarri që ndodhën në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit në Tiranë këtë të hënë. Po kush është Astrit Kalaja? Ai lindi në qytetin e Shkodrës dhe u diplomua në vitin 1993 në fakultetin e Drejtësisë. Sapo mbaron studimet me titullin “Jurist”, Kalaja emërohet në detyrën e gjykatësit në rrethin e Shkodrës, ku u angazhua deri në vitin 2004. Prej muajit qershor të këtij viti deri në shkurt të vitit 2023 ai ka punuar në Gjykatën e Apelit Shkodër ku për rreth tre vite ka mbajtur dhe detyrën e zv/kretarit të kësaj gjyktate. Ndërsa pas kësaj periudhe me hartën e re gjyqësore ai u transferua në Tiranë për të vijuar detyrën.