Bajram Begaj është emri që mazhoranca caktoi për presidentin e ri të vendit, por në mbledhjen e Kryesisë së socialistëve në tavolinë u hodhën dhe tre emra të tjerë që kaluan fazën e seleksionimit mes 26 kandidatëve të mundshëm. Sipas burimeve për Top Neës emrat e lakuar që mbetën vetëm një hap larg presidencës ishin Majlinda Bregu, Ina Rama dhe Ardian Dvorani.