Një megaoperacion mund ta quajmë atë që u krye nga autoritetet italiane në bashkëpunim me ato shqiptare, të cilët mundën të shkatërronin një grup kriminal, duke cuar dhjetra persona në pranga. Tre prej shqiptarëve të arrestuar, dyshohet se janë krerët e bandës që drejtonin grupin kriminal, i cili operonte në shpërndarjen e kokainës, hashashit dhe heroinës në Bergamo e Milano.