‘Frikë dhe trazira në Tiranë’. Ky është titulli i artikullit kryeosor të gazetës më të madhe sportive italiane, ‘Gazzetta dello Sport’, e cila bënë një analizë të trazirave të mbrëmshme në kryeqytetin shqiptar. Sipas saj, përplasjet u provokuan nga tifozët holandezë dhe me kalimin e orëve, situata e rëndit publik në Tiranë u bë dramatike. Gazzetta dello Sport hedh akuza të rënda ndaj holandezëve duke thënë se u plagosën në kokë dhe fytyrë të paktën dy italianë.