Top News – Kush i fiton zgjedhjet e 25 prillit? Çfarë tregon sondazhi i Piepolit
03/01/2021 14:39

Bazuar në të dhënat e Institutit të njohur të anketimeve, Piepoli, blogu I sondazheve Europe Elects ka dalë me një parashikim mbi rezultatin e zgjedhjeve parlamentare te 25 prillit ne Shqipëri. Sipas tij, pavarësisht dy sfidave të mëdha me të cilat u përball në 2020-tën, tërmetin e fuqishem dhe pandeminë shkatërruese të koronavirusit, partia socialiste do të arrijë të sigurojë një nivel të kënaqshëm votash, më saktë 56%, që do të thotë 8% më shumë sesa zgjedhjet e 2017-tës. Partia Demokratike llogaritet te sigurojë 32% të votave, apo 3% më shumë se katër vjet më parë. Në raport me 2017-tën, parashikohet një rënie prej nga ana tjetër për Lëvizjen Socialiste për Integrim. Të dhënat e Piepolit pretendojnë se LSI-ja do të dalë nga zgjedhjet e prillit me një rezultat zhgënjyes prej 3% të votave. PDIU-ja mendohet se do të sigurojë 2%. Europe Elects u themelua në 2014-tën dhe shpejt mori famë si i pari profil që grumbullon në një vend sondazhe e të dhëna mbi zjgedhjet europiane. Në zgjedhjet e 25 prillit, opozita shqiptare shkon e percare ndersa në skenën politike janë shfaqur edhe disa subjekte të reja politike. Marrëveshja që përfshiu dhe opozitën jashtëparlamentare, por të cilën shumica e coi më tej duke ndryshuar skemën e listës se kandidatëve, I përjashton koalicionet parazgjedhore. 30 vjet përvoje me zgjedhje shumëpartiake ende nuk e kanë fashitur në vendin tonë debatin për integritetin e tyre, e ato të prillit nuk bëjnë përjashtim në raport me kërkesat për votime të lira, të ndershme e në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Top News – Shabani, Avokat i Popullit. Merr detyrën, Erinda Ballanca ikën pas 8 vitesh
19/12 21:45
Top News – Dy aksidente, tre të plagosur. Fier e Lezhë, katër mjete përplasen në rrugë
19/12 20:00
Top Channel/ 23 vite “Fiks Fare”/ Investigime dhe transparencë, zëri që sfidon padrejtësitë
19/12 19:57
Top Channel/ Spak i komunikon mbylljen e hetimeve, Benet Beci zyrtarisht i pandehur
19/12 19:42
Top Channel/ 16 mijë faqe akuza Ballukut/ Shtyhet vendimin për imunitetin, USB merret nga deputetët
19/12 19:40
Top Channel/ Benzi përplaset me Zetorin në aksin Fier-Berat, lëndohet drejtuesi i mjetit bujqësor
19/12 18:41
Top News – ‘Do apo nuk do e majta’. Meloni: Ujdia me Shqipërinë do të funksionojë!
19/12 18:27
Top News – Benet Beci në SPAK. 2 orë për dosjen me akuzat për tenderin e KESH
19/12 18:14
Top News- Gati të rihapet TikTok, Rama e konfirmon për Politico, zbulon detaje
19/12 17:14
Top News- Kryen tre vjedhje brenda javës/ Arrestohen autorët, dalin pamjet e kamerave të sigurisë
19/12 17:12
Top Channel/ Pas dy orësh në Spak, Benet Beci del nga Prokuroria e Posaçme
19/12 17:11
Top News- Balluku, shtyhet mbledhja/ Debate në këshillin e mandateve, SPAK tregon provat
19/12 16:19
Top News- Kakavija e bllokuar për disa orë, fermerët grekë përshkallëzojnë protestat
19/12 16:12
Top News – Ceremonia e diplomimit në KPGJT. Investim në arsimin profesional e të ardhmen e të rinjve
19/12 15:38
Top News- “Syri magjik” monitorim çdo lëvizjeje, vrasësit nuk shpëtojnë, qytetet me kamera
19/12 15:37
Top Channel/ Sot mori detyrën në krye të SPAK, Klodian Braho e nis me Ballukun, mbron në Kuvend…
19/12 15:27
Top Channel/ Tritol në makinë/ Tiranë, po hetohen të gjitha lidhjet e pronarit të mjetit
19/12 15:22
Top Channel/ Rama: Do të hapim Tik Tok. Ndalimi nuk zgjat. Kemi bërë partneritet me platformën
19/12 15:13
Top Channel/ Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci paraqitet në SPAK
19/12 15:12
Top News- Arrestohet ekstremisiti shqiptar i Bandës së Çekiçve, plagosi neonazistët në Budapest
19/12 13:36
DIGITALB DIGITALB