Ish-kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako është dorëzuar pasditen e të marts në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, vetëm pak pasi ka mësuar se SPAK-u kishte lëshuar urdhër-arresti ndaj tij dhe disa ish-zyrtarëve të tjerë të bashkisë. Ndaj Dakos rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës, pasi ka firmosur një leje ndërtimi për një pallat në qendër të Durrësit, i cili u dëmtua gjatë tërmetit.