Vehbi Bushati nuk do të jetë më Drejtor I Policisë në Qarkun e Lezhës, pasi ka dështuar të kalojë në procesin e Vetingut. Në njoftimin zyrtar të Agjencisë për Mbikqyrje Policore, organi që po kryen vetingun në Polici, bëhet me dije se Bushati nuk ka plotësuar dhe dorëzuar formularët e deklarimit të Pasurisë, deklaratën e Kontrollit të Figurës dhe formularin e Vlerësimit të Aftësive Profesionale. Vehbi Bushati u emërua Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë së Lezhës në mars të vitit të kaluar, pas largimit të Oltian Bistrit.