Kryeministri Edi Rama u ndal në Berat në një bashkëbisedim me fermerët, ku tha se falë politikave mbështetëse të qeverisjes së tij, sektori i bujqësisë ka njohur zhvillim. Në këtë bashkëbisedim, Rama ndau edhe pikëpamjet ndryshe me një sipërmarrës. Kryeministri shoqërohej në këtë takim nga drejtuesi politik i PS për qarkun e Beratit, Ervin Demo dhe ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj.