Dy javë më parë Gjykata Kushtetuese nuk mori në shqyrtim kërkesën e Kuvendit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, sipas kalendarit të përcaktuar më parë prej saj. Dhe kjo për dy arsye. E para, sepse relatori i çështjes Përparim Kalo rezultoi pozitiv me covid dhe së dyti presidenti kërkoi kohë për të përgatitur materialet e mbrojtjes.