Pretendimet e Prokurorisë së Përgjithshme në lidhje me mënyrën e hartimit dhe përmbajtjen e Kodit të ri Penal ngrenë dyshime për fiktivitet në procesin e hartimit dhe konsultimeve të grupit të punës në lidhje me këtë draft. Ky institucion këmbëngul se nuk ka qenë i përfaqësuar zyrtarisht në grupin e punës. Burime nga Prokuroria e Përgjithshme thanë për Top Neës se është kërkuar në një moment një përfaqësues nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm për të marrë pjesë në një fazë diskutimesh mbi një pjesë e përgjithshme të draftit të përfunduar nga grupi i punës dhe më pas në mesin e vitit 2023. Kjo pjesë e përgjithshme e projektit të kodit i është dërguar për konsultim prokurorëve, por që nuk pati vijim konkret.