Gjatë seancës parlamentare, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi po bëhet përpjekje për të mbuluar atë që ai e konsideron si deklarata armiqësore e Edi Ramës ‘se veriu i Kosovës është toka e askujt.’ Berisha u shpreh se kryefjala dhe tema e ditës e Kuvendit duhet të ishte kjo deklaratë, që sipas tij është skandaloze.