Policia e Elbasanit ka mundur të parandalojë një ngjarje e cila mund të kishte pasoja kriminale. Mëngjesin e së dielës, forcat e policisë rrethuan një automjet tip Fuoristradë, brenda së cilit u gjetën armë, eksplozivë dhe një sasi paraash. Paraprakisht dyshohet se personat që kishin braktisur automjetin, po përgatisnin një atentat, por pista nuk është ende e qartë.