Me kredinë e siguruar nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Shqipëria ka nisur punën për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës. Veç kësaj projekte të tjera në këtë sektor të infrastrukturës janë edhe për rinovimin e linjës që të çon drejt Malit të Zi dhe një lidhje hekurudhore të drejtpërdrejt me Kosovën.