Ndërmjetësuesit nga Katari kanë dërguar një projekt-propozim për një marrëveshje për ndalimin e luftimeve në Rripin e Gazës dhe shkëmbimin e pengjeve izraelite për të burgosurit palestinezë, si një hap i parë drejt përfundimit të luftës gjatë 15 muajve. Luftimet po zhvillohen në mes të Izraelit dhe Hamasit-grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.