Deputetja Drita Millaku e cila ishte në radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, është anëtarësuar në Grupin Parlamentar të Lidhejes Demokratike të Kosovës. Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i LDK, Lumir Abdixhiku përmes një postimi në rrjetin e tij social FaceBook. Deputetja Drita Millaku është mirëpritur nga deputetët e LDK-së në seancën e jashtëzakonshme këtë të premte.