Kosova është e vendosur që përkundër qëndrimit serb, të vijojë me sigurimin e zbatimit të ligjit Kosovar në të gjitha pjesët e territorit të saj. Kësisoj, së fundmi autoritetet kosovare kanë nisur zbatimin e ligjit edhe me tabelat orientuese rrugore në veri të vendit. Tabelat e komunikacionit që tregojnë vendbanimet të shkruara në cirilik në veri të Kosovës sot janë zëvendësuar me tabela dygjuhëshe, në gjuhën shqipe dhe atë serbe, por me alfabet latin.