Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se janë gjithsej nëntë barrikada të vendosura në veri të Kosovës, siç tha “me njerëz të armatosur”, që mbrëmë sipas tij kanë ndaluar qytetarët dhe kanë shtënë me armë zjarri. Gjatë një konference për media, Kurti tha më 1 gusht se strukturat ilegale serbe në Kosovë po bëhen më agresive.