Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se vizitat e zyrtarëve shtetërorë në veri të vendit nuk janë kundër askujt ndaj shtoi se duhet të anashkalohet cdo paragjykim. Para kabinetit qeveritar, të mërkurën, Kurti foli për vizitën e një dite më parë në veri të Kosovës dhe tha se ajo ishte e domosdoshme për të kuptuar nevojat që katër komunat veriore kanë.