Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ish-deputetin e Bundestagut gjerman dhe ish-kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme, Michael Roth. Gjatë bisedës, të dy diskutuan për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve.