Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në një drekë pune Ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias gjatë së cilës biseduan për mundësitë e thellimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Greqisë dhe tensionet ne veri të vendit. Kurti kërkoi ndihmën e Greqisë për aspiratat e Kosovës për integrimin në BE dhe në organizata ndërkombëtare.