Kryeministri i Kosovës Albin Kurti zhvilloi një takim me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen gjatë qëndrimit në Athinë, atje ku janë thirrur nga kryerministri Kiriakos Mitsotakis. Lajmi u bë me dije nga zyra e kryeministrit Kurti, e cila përmes një njoftimi bëri me dije se një nga temat e diskutimit mes tyre ishin çështjet bilaterale mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian.