‘Kjo legjislaturë nuk ka mundësi ligjore ta votojë buxhetin për vitin 2026’, kështu ka deklaruar deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami. Përmes një postimi në FaceBook, deputetja bën thirrje për të mos rënë pre e propagandës. Deputetja shprehet se prej 5 vitesh, ka shkelje sistematike të ligjeve dhe të Kushtetutës, në funksion të kapjës se institucionëve. Bajrami gjithashtu u ka thënë mjaft bllokadave dhe u shpreh se ky shtet nuk duron të mbetet eksperiment i Kurtit. “Mjaft me bllokada. Shkojnë në zgjedhje tani. Qeveri brenda një jave pas rezultateve! Ky popull e ky shtet s’duron të mbetet eksperiment i Albin Kurtit”, ka shkruar deputetja në postim.
 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						