Lëvizja Vetëvendosje nuk heq dorë nga kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të Kosovës, dhe nga procedura për votim të fshehtë për të si kryeparlamentare. Taktika e pandryshuar e VV është pohuar nga deputeti i saj Arbër Rexhaj. Sipas tij, votimi i fshehtë është forma më e mirë për zhbllokimin e situatës së krijuar pasi siç thotë, deputetë nga të gjitha subjektet të tjera politike do ta mund ta votonin fshehtë Haxhiun.