Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur lidhur me marrëveshjen e arritur në Bruksel në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Beogradin. Gjatë fjales së mbajtur në Kuvendin e Kosovës, Kurti tha se kjo marrëveshje nënkupton njohje de facto të Kosovës nga Serbia. Me tone ironike Kurti iu drejtua deputetëve të LDK-së, duke iu kërkuar atyre që t’i tregojnë si arrihet marrëveshja me Serbinë.