Kryeministri Albin Kurti dhe ministri iBrendshëm, Xhelal Sveçla, kanë vizituar të mërkurën policinë në veri të Mitrovicës. Kurti ka shpërndarë një video nga takimi, teksa ka thënë se përgatitja e lartë profesionale është garanci për zbatimin e ligjit dhe për sigurinë si e mirë publike.